JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rritja e frikshme e çmimit të gazit, qytetari për JOQ: Paguajmë taksat më të larta në rajon, reduktimi i tyre është zgjidhje
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/10/2021 14:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rritja e çmimit të gazit është një prej temave më të nxehta gjatë ditëve të fundit në vendin tonë. Sipas kryeministrit Edi Rama tani sapo ka nisur kriza e gazit dhe çmimet do të rriten me shifra marramendëse. Por ata që do të vuajnë nga kjo rritje janë shqiptarët, pasi xhepat e tyre po zbrazen dita ditës me çmime që rriten, rriten e do të rriten më shumë sipas analistëve.

Duke ditur se Shqipëria nuk ka një sistem të mirëfilltë për prodhimin e gazit është e detyruar ta importojë nga vende të tjera. Por tek importi qendron problemi, pasi vendi ynë ka taksat më të larta në rajon për karburantet. Sipas një qytetari i cili ka shkruar në redaksinë tonë dhe është ekspert i fushës, problemi me rritjen e çmimit të gazit në vendin tonë qendron te taksat e karburanteve të cilat janë shumë për xhepat e shqiptarëve. Ai shprehet se çmimet e gazit janë rritur dhe po rriten me ritme galopante dhe zgjidhja e vetme që shqiptarët të mos preken rëndë nga këto çmime është të ulet vlera e taksës së karburantit. Ai ka treguar se tani nuk është koha për panik, por për zgjidhje dhe kjo zgjidhje është te reduktimi i taksave.

Sqarimi i plotë i qytetarit për JOQ ALBANIA

Miremengjes Joq!

Sqaroni opinionin publik qe realisht nafta ne bursa eshte rritur dhe aktualisht eshte 679$/ton + eskaliation 25$ = 704$/ton

Perkthyer ne 60 lek/liter cmimi naftes pa taksa

I gjithe problemi eshte se ne paguajme taksat me te larta ne rajon per karburantet,95 lek/liter

95+60=155 lek/liter del nga shumica. Ne tabela eshte 180-185 lek / liter ne Tirane dhe me shtrenjte

Sikur taksat e karburanteve te uleshin me 30 lek do ishim deri diku ok me cmimin per xhepat e lodhur te Shqiptareve

Rritet cmimi ne burse + taksat me te larta ne rajon deturimisht krize eshte,por krize vetem per Shqiperine se vendet e rajonit jane me larte me paga minimale dhe me poshte me taksa karburanti

Sot shkoj 724$+25$ eskalation = 749$/ ton

Cmimi Barrelit 83$ me keto ritme deri ne fundjave kap 100$ barreli dhe mbi 800$/ ton

Te perkthyera ne pakice do shkoj litri 195-215 lek /litet

Cmimi naftes ne burse po rritet me ritme galopante.

Aktualisht kuotohet ne burse me 751$/ton dhe barreli 83$.

Parashikohet te tejkalohet cmimi prej 800$/ton dhe cmimi barrelit 95$-100$!!!

Te perkthyera ne cmim pakice per konsumatorin do shkoj mbi 200 lek /litri naftes!!!

Bej thirrje qeverise te rishikoje taksat per te lehtesuar konsumatorin Shqiptar! 95 -100 lek / liter taksa jane shume per xhepat e Shqiptareve!

Duhet ulur me te pakten 30 lek/ liter taksat e hidrokarbureve!

Nuk eshte koha per panik por per zgjidhje! Zgjidhja eshte reduktimi taksave!