Qyteti i nëndheshëm me 18 kate që u zbulua rastësisht në Turqi

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15.12.2016, 13:59

Këto imazhe mahnitëse tregojnë qytetin nëntokësor 18-katësh që u zbulua rastësisht nga një njeri i cili po rinovonte shtëpinë e tij. Në vitin 1963 një turk rrëzoi një mur në bodrumin e tij, duke zbuluar një dhomë sekrete që të çonte në një tunel nëntokësor që më pas e çoi atë në qytetin e lashtë Derinkuyu.

Në këtë qytet të nëndheshëm mund të kenë jetuar 20 mijë njerëz duke përfshirë bagëtitë, stallat, kantinat e verës dhe furnizimet ushqimore. Qyteti për vite me radhë ka përfituar nga prania e lumit të nëndheshëm dhe u plotësonte në këtë mënyrë pjesën më të madhe të nevojave të njerëzve.

Madje shkencëtarët të habitur e të mahnitur nga ky qytet, thonë se ndërtimi i një qyteti të tillë sot me pajisjet e sofistikuara do të ishte diçka e zakonshme, por ndërtimi i tij në epokën e largët e bën të mahnitshëm dhe të krahasueshëm vetëm me piramidat e Egjiptit.

Sipas shumë arkeologëve dhe studiuesve, Derinkuyu ka gjasa të ketë shërbyer si një strehim i përkohshëm gjatë pushtimit dhe se qyteti është ndërtuar rreth 800 vjet para erës sonë nga Phrygians, një popull i Epokës së Bronzit lidhur me Trojanët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit