JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Ma ke një gjak borgj”, mësohet se çka tha në gjykatë Haxhi Shala
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05/10/2021 19:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala ka kërkuar hudhjen e aktakuzës që e ngarkon atë me akuzën se kanosi me fjalët “ma ke borxh një gjak” drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina.

Në shqyrtimin e dytë të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, Shala dhe mbrojtësi i tij, avokati Xhevdet Smakiqi, kanë kërkuar që aktakuza e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për këtë rast të hudhet poshtë, me arsyetimin se është e pabazuar.

“Aktakuza si dhe dispozitivi i saj, nuk e vërteton apo nuk përkon me elementet qenësore të veprës penale të kanosjes”, deklaroi avokati Smakiqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në anën tjetër, prokurori Kastriot Memaj deklaroi se kundërshtimet e provave dhe kërkesat për hudhje të aktakuzës janë tërësisht të pabazuara.

“Konsiderojmë se kërkesat e mbrojtjes duhet të refuzohen si të pabazuara dhe se janë plotësuar kushtet ligjore që në këtë çështje penale pas refuzimit të kërkesave të vazhdohet me shqyrtim gjyqësor”, tha prokurori Memaj.