Një ngjarje rëndë është regjistruar së fundmi në Milano, Itali. Në bord ishin shtatë pasagjerë dhe një pilot, të gjithë vdiqën. Nga informacionet e para, pasagjerët ishin francezë. Kishte edhe një fëmijë. Avioni ra mbi një ndërtesë të zbrazët në rinovim, e përdorur si zyra dhe parking për autobusët. Banorët e zonës dëgjuan një zhurmë shumë të fortë dhe më pas një shpërthim, të shkaktuar nga rënia e avionit.

