JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Çmimi i energjisë elektrike është më i lartë
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03/10/2021 10:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çmimi i energjisë elektrike u rrit për 0.2 për qind. Enti Shtetëror i Statistikës publikoi të dhëna se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në krahasim me gjysmën e dytë të vitit të kaluar, qytetarët e Maqedonisë paguajnë fatura më të larta të energjisë elektrike.

“Çmimi mesatar i energjisë elektrike pa tatimin e vlerës së shtuar, për konsumatorët përfundimtarë, përveç amvisërive, varion nga 3.565 në 7.575 denarë për KWh për grup të konsumatorëve”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Nga Komisioni Rregullator i Energjisë thonë, se qytetarët nuk duhet të kenë frikë se çmimi i energjisë elektrike do të rritet. Në treg, çmimi për qytetarët është dakorduar dhe nuk do të ndryshojë,raporton alsat.

“Në pjesën e tregut të rregulluar, Elektarnat Shtetërore (ESM) si kompani ka një detyrim të sigurojë energji elektrike kryesisht për amvisëritë dhe pritet të sigurojë 100 për qind të nevojave të amvisërive deri në fund të vitit me një çmim prej 36.1 euro për megavat orë”, tha Komisioni Rregullator Energjetik.

Por nga Elektranat Shtetërore thanë se janë duke u përballur me probleme në prodhimin e energjisë elektrike një kohë më të gjatë.

“Hidrologjia është e pafavorshme edhe këtë vit, kështu që nuk mund të prodhohet energjia elektrike nga uji në sasi optimale, ose sasi të parapara me planin vjetor të prodhimit”, thonë nga Elektranat Shtetërore.

Përveç kësaj, termocentralet gjithashtu kanë probleme në lidhje me sasitë e thëngjillit në miniera, veçanërisht me mungesën e thëngjillit në “REK Osllomej”. Në gusht të këtij viti, çmimi i energjisë elektrike u rrit për 12 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Por, për shkak të vendimit për të ulur TVSH -në e energjisë elektrike nga 18% në 5%, shuma e faturave mbeti pothuajse e pandryshuar, ose pati një rritje të lehtë.