JOQ Albania
Home

Ishulli i mallkuar ku pronarët vdesin në mënyrë misterioze
Shkruar nga: | Publikuar më: 15/12/2016 7:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ekziston një ishull, i cili konsiderohet si “i mallkuar” pasi shumë pronarë kanë ndërruar jetë në mënyrë misterioze për vite me radhë. Ai është ishulli Gaiola në brigjet e Napolit në Itali, i populluar nga romakët e lashtë. Dikur ai njihej si Euplea, legjenda e sajuar e poetit romak Virgjili, i cili thuhet se atje mësonte studentët e tij.

Edhe pse është afër bregut dhe mund të vizitohet me not, personat që shkojnë janë të rrallë për shkak të famës së keqe që ai ka.

Thuhet se në këtë ishull ka jetuar një magjistar rreth viteve 1800, i cili ka mbijetuar falë dashurisë së peshkatarëve, derisa një ditë ai u zhduk në mënyrë misterioze. Besohet se magjistari e ka mallkuar këtë ishull para se të largohej, ndërsa shumë vite më vonë, u ndërtua një vilë në këtë ishull.

Ishulli u pronësua nga një zviceran në vitin 1930, por ai u gjet i vdekur dhe trupi i tij ishte i mbështjellë me një qilim. Menjëherë pas kësaj, gruaja e tij u mbyt në det.

Pronari i ardhshëm,  gjermani Otto Grunback, vdiq nga një atak në zemër gjatë qëndrimit në vilë dhe një tjetër pronar, Maurice-Yves Sandoz, më pas kreu vetëvrasje në një spital psikiatrik.

Ishulli gjithashtu dikur i përkiste Gianni Agnelli, kreu i Fiat, i cili pati vdekje të mistershme tek të afërmit e tij. Multi-miliarderi Paul Getty bleu ishullin, por shpejt nipi i tij u rrëmbye. Një pronar tjetër i ishullit përfundoi në burg.

Ishulli tani është braktisur totalisht dhe vila e mbetur është drejt rrënimi ndërsa era është tejet e keqe. Ishulli është pronësuar nga autoritetet shtetërore.