Nuk i ka prerë flokët për 23 vite, vajza e re tregon sekretin e tyre: I lë të thahen në mënyrë natyrale

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.09.2021, 17:14

Një infermiere ruse e cila nuk i ka prerë flokët për 23 vite ka zbuluar se flokët e saj tani janë aq të gjata sa mbërrijnë në tokë. Anzhelika Baranova 28 vjeç nga Irkutsk, Rusi tha se flokët e saj nuk kërkojnë shumë mirëmbajtje dhe ajo thjesht i lan dy herë në javë dhe i lë të thahen në mënyrë natyrale. Por edhe pse ndonjëherë mund të jenë të bezdisshme, Anzhelika thotë se ia vlen për kënaqësinë që merr nga flokët e saj.

Unë kam patur flokë të bukur që nga fëmijëria, kështu që nuk i kam prerë që kur isha pesë vjeç.

Infermierja me flokë të gjatë shpesh pozon për fotografi duke nxjerrë flokët e artë dhe duke i bërë ato elementin kryesor të fotografisë.

Burimi:dailymail Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Infermierja Anzhelika Baranova, nuk i ka prerë flokët që kur ishte pesë vjeç, dhe tani flokët e saj pothuajse i arrijnë tokës

Flokët e Anzhelika nuk marrin shumë kujdes dhe vëmendje, ajo thjesht i lan dy herë në javë dhe i lë të thahen natyrshëm

Anzhelika me flokët e saj të gjatë dhe syzet në një pamje qesharake të pozave me flokë të gjatë

Anzhelika nuk sheh asnjë arsye për të shkurtuar flokët e saj së shpejti

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit