Pas Markut një tjetër shqiptar na bën krenarë, Manuel Gaxhja ndeshet me Duncan në MMA

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.09.2021, 15:34

Manuel Gaxhja është shqiptari i cili do të ngrejë lart flamurin shqiptar në MMA më 28 shtator në Las Vegas në ndeshjen përballë Chris Duncan. Pas një karriere të gjatë në Holandë, ai do të niset për në SHBA për sfidën më të rëndësishme të karrierës së tij. Gaxhja ka lëvizur nëpër Evropë për një pjesë të mirë të karrierës së tij profesionale në kërkim të sfidave të reja. Ai e ka nisur karrierën e tij në Greqi ku është marrë në fillim me "taekwondon" dhe më pas është zhvendosur drejt Holandës për një karrierë të mirë. E tani pasi është përgatitur fizikisht ashtu siç duhet, po kërkon të bëjë histori duke marrë pjesë në MMA për t'u bërë luftëtari më i mirë në botë.

Kjo është arsyeja pse vendosa të transferohem në MMA. Është një sport në të cilin ju mund të vendosni nëse doni të fitoni ose nëse doni të humbni thjesht përfundoni luftën tuaj.

Pas Florian Markut duket se tani një tjetër shqiptar do të na bëjë krenarë në arenën ndërkombëtare të MMA dhe Gaxhes i duhet mbështetja e shqiptarëve anë e mbanë botës.

No description available.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit