Mori peng Kozakun pas sharjeve në ‘Instagram’: Shpallet në kërkim Danieli, vëllai i Fabio Dushkut

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.09.2021, 11:54

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim ditën e sotme Daniel Dushkun i cili në bashkëpunim me disa persona të tjerë rrëmbyen dje reperin e njohur Kozak Braci. Daniel Dushku është vëllai i Fabio Dushkut dhe ka dyshime se ka qenë ky i fundit ai që ka porositur këtë rrëmbim me armë në Tiranë pas ofendimeve dhe sharjeve që kishin patur në rrjetet sociale. Daniel Dushku kishte mbërritur nga Greqia në Tiranë, për të marrë peng Braçin pas këtyre sharjeve.

Por kush është Fabio Dushku i cili vuan tre dënime me burg të përjetshëm në Koridhalos, Greqi?

Fabio Dushku, 35 vjeç, është me origjinë nga Mirdita. Prej 11 vitesh është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos, Greqi. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo. Fabio Dushku është arrestuar në vitin 2010 dhe akuzohet për disa vrasje dhe plagosje të ndodhura në periudhën 2007-2008. Ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat për të cilat është dënuar me burgim të përjetshëm.

Në lidhje me këto ngjarje ai ka rrëfyer se është arrestuar pa fakte dhe pa asnjë lloj prove, pa u gjetur asnjë armë krimi dhe pa ADN. “Unë për çdo akuzë për veprat penale që kam kryer i kam pranuar vet ashtu siç ka ndodhur dhe pa u trembur”, ka rrëfyer Dushku. Ai akuzohet edhe si pjesëmarrës i disa organizatave terroriste në Greqi, “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit”, diçka të cilën e ka pranuar. Shqiptari është një fans i armëve dhe makinave të shtrenjta. I riu duket i apasionuar për të krijuar miqësira virtuale, ndërsa i pëlqejnë edhe këngët greke.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit