JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

U denoncua i rrëmbyer nga familjarët, gjendet Kozaku
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23/09/2021 20:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sapo është bërë me dije se Kozak Braci, i vetëshpallur “mbreti” i Instagramit është gjetur dhe po shoqërohet në Komisariat për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen. Kujtojmë se ishin familjarët e reperit ata që denoncuan peng-marrjen e tij, ndërsa në rrjetet sociale qarkulloi një video në të cilën shihej Kozaku teksa kërcënohej dhe dhunohej nga një grup të rinjsh brenda një makine.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrëmbimin e shtetasit K. B., ju bëjmë me dije se: Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Videoja e peng-marrjes: