Robert Aliaj: Askush nuk flet për dhunën ndaj burrave!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.09.2021, 01:26

Gjatë një debati në lidhje me dhunën në familje, Robert Aliaj është shprehur i revoltuar duke theksuar se ne si shoqëri jemi të dhunshëm. Sipas tij e gjitha kjo është çështje kulture, ndërsa theksoi se gjatë gjithë kohës flitet për dhunë ndaj grave, por askush nuk flet për dhunën ndaj burrave, pasi kjo shihet si tabu.

Aliaj tha:

Ne jemi shoqëri e dhunshme. Flitet shumë por që nuk bëhet asgjë fare. Është çështje kulturore, ne jemi të dhunshëm si komb në të gjitha aspektet. Kjo vjen nga çdo hallkë shoqërore, kështu është ndërtuar edhe vetë shteti tek ne. Përveç dhunës kundër grave, nuk flet njeri për dhunën kundër burrave nga gratë, nuk flet njeri se kemi turp dhe tabu të flasim hapur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit