KE s’njeh certifikatën e asnjë vaksine në Shqipëri! Sipas rregullave ndërkombëtare, certifikata në e-Albania e pavlefshme!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.09.2021, 17:26

Para pak kohësh Komisioni Europian ka njohur ekuivalencën e certifikatës digjitale Covid për Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Ukrainën, por jo Shqipërinë. Kjo do të thotë që vendet do të lidhen me sistemin e BE -së dhe se certifikatat COVID të lëshuara nga Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Ukraina do të pranohen në BE, nën të njëjtat kushte si Certifikata digjitale e BE -së për COVID. Personat e vaksinuar plotësisht me Certifikatën dixhitale COVID të BE-së përjashtohen nga testimi ose karantina në lidhje me udhëtimin 14 ditë pasi të kenë marrë dozën e fundit të një vaksine Covid-19 të miratuar për të gjithë BE-në. E njëjta gjë vlen edhe për personat e shëruar me certifikatë.

Certifikata dixhitale e COVID -it e BE -së përmban informacionin e nevojshëm kyç si emrin, datën e lindjes, datën e lëshimit, informacionin përkatës në lidhje me vaksinën/ testin/ shërimin dhe një identifikues unik. Këto të dhëna mbeten në certifikatë dhe nuk ruhen ose mbahen kur një certifikatë verifikohet në një shtet tjetër anëtar. Shtetet Anëtare kanë rënë dakord për një dizajn të përbashkët që mund të përdoret për versionet elektronike dhe në letër për të lehtësuar njohjen.

Në një kohë që Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë përdorur vaksina kineze e ruse ashtu si në vendin tonë, fakti se certifikata nga e-albania nuk njihet në BE sjell shumë probleme për shqiptarët. Një qyetatar ka shkruar në redaksinë tonë dhe ka denoncuar këtë fenomen që nuk është aspak norma. Qytetari shkruan se në Itali që është pjesë e BE-së i duhet të bëjë tampon çdo 48 orë për të hyrë në spitale, qendra tregtare apo edhe për të lëvizur me tren. Ai tregon se edhe pse është vaksinuar me dy doza nga Pfizer, certifikata që ka marrë në e-albania nuk është efektive dhe për këtë kërkon një zgjidhje të menjëhershme.

Por duket se certifikata e lëshuar nga e-albania nuk i përmbush kushtet e BE-së për t'u miratuar nga vendet anëtare të saj. Nëse shohim me kujdes formatin e certifikatës së miratuar nga vendet e BE-së, Maqedonia e Veriut dhe Shqipërisë mund të shihet se ka pak ndryshime. Pasi autoritetet shëndetësore në vendin tonë e kanë parë të arsyeshme që të shkruajnë në certifikatë vetëm llojin e vaksinës pa asnjë të dhënë tjetër shtesë. Nuk dihet se kur BE ka ndërmend të miratojë certifikatat e shqiptarëve, por duhet thënë se janë të shumtë ata që vuajnë e përballen çdo ditë me problemin e mosnjohjes.

Në faqen zyrtare të Komisionit Europian mund të shihet se Shqipëria dhe disa vende të tjera në Ballkan nuk kanë njohje të certifikatave të vaksinimit në vendet e BE-së dhe thuhet se janë ende në fazën e testimit teknik për t'u njohur. Në hartën e mëposhtme mund të shihet se Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje Herzegovina janë ende me ngjyrë gri dhe qytetarëve të këtyre vendeve nuk u njihet certifikata e vaksinimit nga BE. Për të patur një certifikatë vaksinimi të njohur nga BE duhet certifikata e vaksinimit, e shërimit dhe test negativ.

Më poshtë Certifikata dixhitale e COVID për BE:

Më poshtë Pasaporta e vaksinimit nga E-albania

Më poshtë Pasaporta e vaksinimit në Maqedoninë e Veriut:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit