E trishtë! Kanceri i merr jetën shqiptarit që mori pasaportën e Shqipërisë për herë të parë pas 40 vitesh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.09.2021, 15:49

Një lajm i trishtë ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ ALBANIA. Burime pranë nesh kanë treguar se ditën e sotme ka ndërruar jetën në Britani një qyetar shqiptar i cili vitin e kaluar mori për herë të parë pasaportën shqiptare në Londër. Asokohe vetë qytetari Matranxhi na kontaktoi për të ndarë me të gjithë shqiptarët lajmin e mirë se kishte marrë pasaportë shqiptare pas 40 vitesh. Por fati nuk e deshi që ta gëzonte ashtu siç duhet, pasi ditën që mori pasaportën u diagnostifikua me kancer të pashërueshëm dhe kjo sëmundje i mori jetën në një spital në Londër.

Ndërkohë kur Matranxhi mori vetë pasaportën u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që ta ruajnë atë si sytë e ballit, pasi sipas tij edhe Evropa ka marrë fund dhe shpresat duhet t'i kenë te Shqipëria.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ Albania ju kujtohet besoj ky rast i keti te riut me kancer qe keni shpernda disa muja me par sot fatkesisht ndrroj jeten ne spital ne Britani Londer i shprehim gjith Qunat e Londres ngushllime familjes Matranxhi

Postimi ynë i mëparshëm:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit