Në orët e para të ditës së hënë Erik Fullani, djali i ish Guvernatorit Ardian Fullani festoi ditëlindjen e tij në praninë e miqve më të mirë në një lokal të Tiranës, ku shërbehet ushqim tradicional.
Gjithçka çfarë ndodhi në këtë ditëlindje ka qenë Eriku që e ka treguar për të gjithë ndjekësit e tij në Snapchat. Ndërsa ai shprehet krenar për ç'ka bëri gjatë darkës është e sigurt që veprimi i tij do t'ju inatosë e irritojë pa masë dhe do t'u bëjë ta harroni fshirjen e djersëve me 500 euro.
Ndoshta nga pija, apo edhe nga thjesht fakti që është çun i pasur, Eriku merrte pjatat e lokalit dhe i përplaste në dyshme, ndërsa duartrokitej nga miqtë e tij.
Gjithashtu, siç duket në këtë foto, i ftuar në ditëlindjen e tij ishte edhe Noizy si një nga miqtë më të mirë të djalit pasanik të ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.