Pas shumë denoncimesh për privatizimin e gjirit të Kakomesë, së fundmi është njoftuar që, një nga bregdetet me të bukura shqiptare tashmë është pa pagesë. Është dashur ndërhyrja e disa banorëve që porta kryesore, ku mblidheshin lekët, si pronë private nga oligarku Luan Leka, të hapet dhe tashmë qytetarët të shijojnë detin. Njoftimi është bërë nga disa banorë të zonës. Këta të fundit kanë njoftuar se për këtë do të mbahet edhe një festë.
Njoftimi nga banorët:
Pershendetje JOQ Sapo pash postimin e fundit tek faqja juaj. Jeni te mrekullueshem qe postoni ne kohe rekord … Po bej nje sqarim te vogel per te gjith pasi komentet ishin te limituara … Porta qe ishte vendosur ne Kakome eshte e hequr dhe per t kaluar ne plazh tashme nuk kerkojn me lek. Hyrja eshte falas ,dhe pervec kesaj banoret e fshatit nivice ne dmth po organizojm nje fest ashtu sic e ka tradita cdo date 15 … Eshte i mirepritur cdo kush Nqs do e postoje do ishte nje dicka shume e mire per ne pasi po bejm shume perpjekje per hapjen e asaj dere dhe per ta kthyer ate plazh n plazh publik ashtu sic eshte.
