Ledjana Prenga, është një nga ish-konkurrentet më të njohura të Përputhen, e cila ka tërhequr shumë vëmendje në lidhjen e komplikuar me personazhin Mevlan Shaba. Që të dy ata, ishin në qendër të mediave në kohën kur nuk vendosnin dot për dashurinë e të dyve. Mirëpo, pas daljes nga Përputhen, Ledjana dhe Mevlani, as nuk i flasin njëri-tjetrit, por shikojnë ‘karrierën’ e tyre.
Mevlani i është përkushtuar muzikës, ndërsa Ledjana duket se po përpiqet të fitojë para me “Giveaway” në Instagram. Mirëpo, në “Giveaway-n” e fundit, Ledjanës, nuk i paskan shkuar gjërat mirë dhe ka vendosur që të bëjë ndonjë “marifet”.
Një biznes, i cili ishte në listën e faqeve që duheshin ndjekur për t’u bërë pjesë e lojës, ka denoncuar së fundmi Ledjanën në redaksinë e JOQ ALBANIA. Përfaqësuesja e biznesit është shprehur se në një moment, faqes së saj i erdhën në një kohë shumë të shkurtër rreth 5000 ndjekës fake. Këtë ia kishte komunikuar Ledjanës dhe ajo e kishte pranuar, por i kishte premtuar që do rregullohej. Ndërkohë, nga “Giveaway” ishte premtuar që bizneset do të përfitonin 10 mijë ndjekës, ndërsa denoncuesja shprehet se ka marrë vetëm 700 'followersa' reale, aktivë.
Pas mbarimit të “Giveaway-t”, faqja që ka denoncuar nuk merr asnjë përgjigje nga Ledjana.
Denoncimi i plotë: