Epilimi me lazer, në qendrat estetike, është shtuar në masë kohët e fundit në Shqipëri. Femrat më së shumti, por edhe meshkujt, e zgjedhin këtë metodë, për të mos patur vazhdimisht nevojë për depilim të përkohëshëm. Një nga klinikat, që ofron këtë shërbim është edhe “Keit”, e cila drejtohet nga Skerdi Faria. Në lidhje me këtë klinikë JOQ ALBANIA, ka postuar disa denoncime, për të cilat ka marrë edhe reagimin e vetë klinikës.
Së fundmi, në redaksinë e JOQ, ka mbërritur një denoncim, nga një qyetare, e cila preferon të mbetet anonime. Ajo ka treguar eksperiencën e vetë në shërbimin e marrë nga klinika “Keit”, përsa i përket epilimit me lazer. Qyetarja, rrëfen se ka bërë 12 seanca në klinikën Keit, (një numër shumë i lartë, përsa i përket epilimit) dhe nuk ka një rezultat të sukseshëm. Për këtë, ajo është ankuar edhe tek infermierja, me të cilën kishte kontaktet dhe rezultati jo i sukesshëm është pranuar edhe nga vetë klinika.
Mirëpo, qytetarja, nuk ka marrë mbrapsht, paratë që ka dhënë, duke mosllogaritur kohën që i kanë ngrënë seancat. Ajo ka tentuar edhe të kontaktojë me klinikën, por nuk i është hapur telefoni.
Denoncimi:
Lidhur me denoncimin, JOQ ALBANIA, u përpoq të kontaktonte me Klinikën Keit, por nuk morëm një reagim të saktë. Madje stafi i JOQ, i bëri të ditur klinikës, emrin e denoncueses dhe infermieres që ka folur, por sërish asnjë reagim për rastin.
E vetmja gjë që tha klinika është:
Nese kane mundesi te na informoni se per cilen kliente behet fjale, do te kontrollojme skeden e saj te trajtimeve dhe do t’u kthejme pergjigje. (I japim emrin e infemrieres)
Pershendetje, te gjithe pacientet qe trajtohen me lazer nga ne ndiqen nga nje Infermiere, eshte e pamundur te dime se per ke behet fjale vetem me emrin e dikujt nga stafi yne. Gjithsesi, na jepni nje emer qe te kontrollojm te gjitha dokumentacionet tona qe te kemi mundesi t'ju japim nje pergjigje te sakte. (I japim emrin e qytetares)
Edhe mbiemrin ju lutem (Qytetarja nuk ka zgjedhur të japë mbiemrin)
(Kërkojmë reagim sërish, nuk marrim përgjigje)