A ju prish gjumin gërhitja e burrit apo gruas suaj gjatë natës?
Ju mund t’i jepni fund këtij “makthi”!
Fare lehtë, nëpërmjet pesë ushqimeve që duhet të konsumoni.
1. Mjalti
Në sajë të vetive të tij anti-inflamatore, mjalti liron frymëmarrjen tuaj. Për këtë ne ju këshillojmë që të pini një filxhan me qumësht të ngrohtë dhe një lugë mjaltë para se të shkoni për të fjetur.
2. Çaji i nenexhikut
Ky është një kurë e vërtetë kundër gërhitjes. Nenexhiku mund të përdoret si çaj dhe të pihet para gjumit, pasi lehtëson frymëmarrjen duke eliminuar mukusin e tepërt në rrugët e frymëmarrjes.
3. Qepa
Edhe pse era e saj nuk është aq e këndshme, qepa mund të jetë një ilaç i mirë kundër gërhitjes. Ajo përdoret për të kuruar jo vetëm ftohjen, por nëse e presim në copa të vogla dhe e ziejmë në ujë për 15 minuta, mund ta përdorim si një kurë për të lehtësuar simptomat e gërhitjes. Për të përmirësuar shijen ju mund të shtoni një lugë mjaltë, apo sheqer dhe ta konsumoni para gjumit.
4. Uji
Mungesa e ujit në trupin tuaj është një faktor që ndikon në gërhitje. Kur trupi është i dehidratuar, qelëza do të ngjitet duke bërë të mundur atë zhurmën e tmerrshme gjatë gjumit. Ndaj duhet të keni parasysh që të pini gjithmonë ujë, jo vetëm gjatë ditës, por edhe para se të flini.
5. Erëzat
Ndihmojnë në pastrimin e mukusit të tepërt në hundë. Piperi i zi, i kuq xhenxhefili, mund të përdoren në ushqimet gjatë vaktit të darkës, por në ushqime të lehta pa shumë kalori.