Vendimi i qeverisë franceze: Nga 9 gushti askush nuk lejohet në lokal pa pasaportë shëndetësore

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.07.2021, 01:24

Duke nisur nga 9 gushti, Franca do të zbatojë projektligjin e ri, i cili e bën të detyrueshme pasaportën shëndetësore për të gjithë ata që do të shkojnë në lokale apo nëse do duhet të udhëtojnë me tren ose avion. Lajmi u bë me dije ditën e djeshme nga zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal. Projektligji i zgjatjes së lejes së shëndetit, i cili u miratua nga Parlamenti të dielën në mbrëmje, së pari duhet të miratohet nga Këshilli Kushtetues, i cili duhet të shpallë vendimin e tij në 5 gusht. Kujtojmë se ky projektligj ka nxitur protesta masive në Francë, por qeveria është shprehur e vendosur për ta çuar përpara, duke i bërë kështu pasaportat e shëndetit një pikë kryesore në luftën ndaj Covid.

Që të jetë e vlefshme, pasaporta duhet të vërtetojë që personi është i vaksinuar plotësisht, të ketë test negativ për Covid si dhe të jetë i shëruar. Vaksinimi për mjekët dhe punonjësit në shëndetësi do të jetë i detyrueshëm. Më tej zëdhënësi Attal tha se pasaporta shëndetësore do të jetë e detyrueshme në lokale, restorante, fluturime dhe udhëtime tjera të brenda vendit. Ai tha se shkak për rritjen e numrit të infektuarve ditët e fundit është bërë varianti “Delta”.

Burimi: thelocal |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit