Pjesë e dosjes “339”/ Lirohet nga qelia Altin Avdyli, i njohur si ” Niçja i Shijakut”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.07.2021, 23:06

Është liruar nga qelia e burgut Altin Avdyli, i njohur ndryshe si “Niçja i Shijakut”. Arsyeja është pasi atij i ka kaluar afati i paraburgimit, për shkak se në ligj parashikohet 12 muaj paraburgimin ndërsa të liruarit kanë bërë 14 muaj paraburgim. Report tv mëson se janë liruar edhe 3 persona të tjerë të lidhur me dosjen 339. Kujtojmë se Avdyli u arrestua si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet në Brenogë të Hasit. Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”dhe “Krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës”. Ai u dënua me 6.8 vite burg si dhe i është konfiskuar pasuria, ndërsa prej muajsh kërkon që të dalë nga qelia. Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit