Vdiqën 10 shqiptarë/ Nënë e bijë humbën jetën në aksident, dy vajzat e tjera të familjes shpëtuan

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.07.2021, 08:21

Mediat e Kosovës raportojnë se në mes të viktimave të aksidentit në Kroaci, janë edhe nënë e bijë, Erlinda Binakaj 19 vjeç e Valentina Binakaj, 45 vjeç, nga fshati Devë i Gjakovës. Lajmin tragjik e ka konfirmuar xhaxhai i 45-vjeçares së ndjerë. “Sapo morëm lajmin se dy pjestare të familjes sonë Binakaj humben jetën në aksidentin tragjikë që ndodhi sot ne Kroaci, gruaja e vëllaut tim Sylës, Valentina Binakaj si dhe vajza Erlinda Binakaj. Unë shpreh ngushëllime dhe garjetin e Zotit për të gjithë familjarët që humben më dashurit e tyre në këtë tragjedi. Me pikëllim të thellë Rasim Binakaj”-shkruan ai.

Binakaj ndodhej në autobus me tri bijat e saj, dy prej të cilave janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Slavonski Brodit, jashtë rrezikut për jetën.

Viktimat e aksidentit, sipas mediave të Kosovës:

Valentina Binakaj, dhe vajza e saj Erlinda Binakaj

Sevdail Rruatemi, 1973 Pakshticë e Epërme – Podujevë

Naser Sylemetaj, 1974 Gjakovë

Launora Kolmekshaj, 1982 Junik – Deçan

Kujtim Kastrati, 1981 Radoste,

Hamet Hoxha, 1966 Randobravë – Gjakovë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit