25 korriku i kobshëm për ‘Deva Tours’, 10 vjet më parë u përfshi në aksident ku u shua një familje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.07.2021, 00:46

Dhjetë kosovarë që u nisën nga Frankfurti për në Kosovë, ndërruan jetë dhe 45 të tjerë u lënduan, pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës, mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod të Kroacisë.

15 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në mesin e tyre edhe një vajzë e mitur.

Kjo tragjedi përkon me ngjarjen e kobshme të 10 viteve më parë, më 25 korrikun e 2011-ës, kur si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture në fshatin Lugbunar të Gjakovë, ku vdiqën pesë anëtarë të familjes Thaçi.

Viktimat e këtij aksidenti që shoi një familje të tërë ishin David Thaçi, bashkëshortja e tij, Tone Thaçi, si dhe dy vajzat e tyre dhe vajza e vëllaut të Davidit, Emanuela, Magdalena dhe Doruntina Thaçi.

Në këtë aksident kishin mbetur edhe dy persona të lënduar, Anton Thaçi dhe Marte Thaçi, të cilit ishin në automjet së bashku me pesë viktimat.

E çuditshmja e kësaj date, është se në të dyja rastet ishte i përfshirë një autobus i kompanisë “Deva Tours”.

Aksidenti i viti 2011 kishte ndodhur për shkak se autobusi i kompanisë “Deva Tours” kishte dalë nga korsia dhe kishte goditur makinën në të cilën po udhëtonte familja Thaçi.

Ndërkaq aksidenti i sotëm dyshohet se ka ndodhur për shkak se shoferi i së njëjtës kompani , e zuri gjumi gjatë vozitjes.

Portali Sinjali ka kontaktuar me Frok Thaçin, vëllain e të ndjerit, David Thaçit, i cili e ka konfirmuar se autobusi që ishte përfshirē në aksidentin e 2011-së ishte i kompanisë “Deva Tours”

“Po, aksidenti ka ndodhur me të njëjtën kompani që është aksidentuar sot“, tha ai.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit