Nxori kallashin për një kanaçe/ Si nisi sherri në Fier

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.07.2021, 14:47

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me sherrin e ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku dy persona konkretisht babë e bir u konfliktuan me fqinjin e tyre, ndërsa më pas situata agravoi deri në përdorimin e armëve ku 30-vjeçari Zyka mori kallashnikovin dhe qëlloi në ajër duke kërcënuar fqinjin e tij.

Ndërkohë, tashmë burime nga policia bëjnë me dije se ata kanë kërcënuar fqinjin e tyre për shkak se ky i fundit hodhi kanaçen e një pije freskuese në oborrin e tyre. Ndër të tjera, raportohet se policia ka bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e 30-vjeçarit, i cili qëlloi në ajër dhe të atit të tij pasi edhe ai posedonte një armë zjarri pistoletë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit