Digitalb ka ndryshuar përqindje në zotërimin e aksioneve të tij. Vjollca Hoxha nuk është më aksionere kryesore, por ajo tashmë ka kaluar në vend të dytë duke zotëruar 40% të tyre. Pjesën më të madhe të aksioneve e zotëron Aleksandër Frangaj, e më këtë risi në drejtimin e kompanisë më të madhe dixhitale të themeluar nga Dritan Hoxha, kanë ardhur edhe pasoja të mëdha.
Nën drejtimin e Frangajt, Digitalb ka humbur të drejtat e transmetimit të Serie A Italiane dhe La Ligas Spanjolle. Këto kampionate i ka blerë një tjetër platformë, kjo ishte edhe arsyeja e ndërprerjes së bashkëpunimit të këtyre kompanive para disa ditësh nga ana e Digitalb. Sipas burimeve, brenda këtyre ditëve, gjithçka do të behet zyrtare.
Digitalb i ka mbetur vetëm ekskluzivitet transmetimi i Premier Ligës Angleze edhe për këtë sezon, dhe vështirë se do mund ta vazhdojë transmetimin pas këtij sezoni, pas vështirësive te shumta financiare dhe konfliktit te aksionerëve. Vlen të theksohet edhe humbja e Champions Ligës edhe për 3 vite tjera, e cila do transmetohet në një tjetër platformë rivale. Kush ia ka rrëmbyer madhështinë Digitalb, me synimin për ta çuar drejt rrënimit?!
