Qytetarja porosit online dhe më pas e anulon, faqja “Don Bosko Kajma” e kërcënon: Do të postoj profilin!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 20.07.2021, 10:07

Jo të gjitha faqet e blerjeve online në Shqipëri janë të besueshme, madje ka nga ato që nuk kanë edhe një etikë komunikimi. Denoncimet në lidhje me faqet e blerjeve online, kryesisht rroba, janë të shumta në redaksinë e JOQ ALBANIA, por jo të gjitha, përbejnë shkelje dhe mungesë korrektësie.

Së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA, ka mbërritur një denoncim për një faqe online, e quajtur “donboskokajma”. Një qytetare ka treguar për JOQ, se 30 minuta, pasi ka bërë një porosi në faqen e “donboskokajma” e ka anuluar atë. Mirëpo, kjo nuk është pritur aspak mirë nga administratorët, të cilët, në një farë mënyre e kanë kërcënuar qytetaren. Ata i kanë thënë se do i postojnë në story profilin, nëse nuk merr pakon e porositur. Gjithashtu, e ka paralajmëruar se edhe mund të përfundojë duke u lutur tek ata.

Ky është parë si një kërcënim i hapur për qytetaren dhe kjo e fundit ka denoncuar në JOQ. Lidhur me këtë, redaksia, kërkoi një reagim nga vetë faqja. “Donboskokajma” u shpreh lidhur me rastin se gjithçka është sqaruar, por sipas qytetares, përsëri asgjë nuk ka ndryshuar, madje nuk është kërkuar as falje.

Reagimi i “donboskokajma”:

Pershendetje, eshte sqaruar, nuk ka asgje me qytetaren. Faleminderit! Gezuar bajramin, dite te mbare!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit