Pas Ergys Verdhos, pasardhësi i ri e ka nisur “me këmbë të mbarë”. Është Evis Berberi ai që e ka zëvendësuar denjësisht paraardhësin e tij duke “i dhuruar” 2 Miliard Lekë kompanisë “AGBES CONSTRUKSION” në pronësi të Arben Goga dhe Bashkim Ramaj. Kjo është kompania që ka marrë 35 miliardë lekë të vjetra me TVSH për ndërtimin e aksit Kardhiq-Delvinë, aks i cili deri më sot nuk ka përfunduar akoma. Berberi ka nxjerrë fitues këtë kompani megjithëse ishte vlera më e lartë e ofertave ekonomike të ofruara. Operatori tjetër në garë ka ofruar gati 200 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak, e megjithatë pavarësisht diferencës kaq të madhe, nuk është konsideruar fitues, duke lindur dyshime se fituesi mund t ketë qenë i paracaktuar. Këtë e përforcon edhe fakti se vlera fituese është sa 88.5% e vlerës së fondit limit.

Ashtu siç raportohet edhe për burime nga JOQ, edhe duke cilësuar atë që thamë më lart, njëri vidhte me tenderat e tjetri tashmë do i bëjë ato rrush e kumbulla në kumar. Në sqarim të audiencës, një ndjekës i JOQ ka shpjeguar jetën e Berberit, se si ato që fitonte i linte në kumar. “Nga me 500 lek n xhep, rrinte neper kazino duke lozur 10 milion në ditë, ato qe e njofin e dine mire qe kte e perdorin njerez qe per lek jan te gatshem te bajn cdo gje”-shprehet komentuesi.
Eh thuaj, mjerë e ardhmja e ARRSH dhe e parave tona, në duart e kujt kanë mbetur... Nga djersa jonë drejt e në kazino.
