Pushuesit në Velipojë pa asnjë kompleks bëjnë plazh nudo! Qytetarët të shqetësuar: Jemi me fëmijë e familjarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.07.2021, 18:13

Jemi mësuar tanimë që në bregdetin tonë të shohim turistë e njerëz që pa kurrfarë kompleksi dalin nudo në plazh. Edhe pse Shqipëria nuk ka plazhe nudistësh, kjo nuk do të thotë asgjë për disa pushues në plazhin e Velipojës. Një qytetar ka nisur në redaksinë e JOQ ALBANIA disa foto të disa pushuesve në zonën e Rriollit, të cilët ishin nudo edhe pse plazhi ishte plot me fëmijë dhe familjarë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që pushuesit zhvishen në plazhet shqiptare dhe ankesat për këtë fenomen në plazhe publike janë të shumta e të vazhdueshme. Por ende nuk kemi asnjë reagim apo masë ndëshkimore të marrë nga ana e policisë për këta qytetetarë e pushues që zgjedhin të bëjnë plazh nudo në vende publike, ku prania e fëmijëve dhe familjarëve është e madhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit