Çmenduri në rrugë! Shofer ‘kamikaz’ ecën kundërvajtje në aksin Fier-Vlorë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.07.2021, 19:00

Para pak ditësh në aksin rrugor Fier-Vlorë ndodhi një aksident tragjik ku familja Gushi me katër anëtarë u shua e tëra. Por edhe më parë në këtë aks rrugor kanë ndodhur aksidente të ndryshme dhe shumë prej tyre me humbje jete. Shumë drejtues mjetesh të kapur nga adrenalina, harrojnë gjithçka dhe ecin me shpejtësi tej normave të lejuara e që në fund rezulton fatale për ta dhe të tjerët që përdorin të njëjtën rrugë.

Por sikur të mos mjaftonte çmenduria me shpejtësinë tej normave të lejuara një shofer ka vendosur të ecë kundërvajtje në këtë aks të rrezikshëm. Një veprim i tillë mund të ketë fund tragjik për drejtuesit e tjerë të mjeteve që janë duke udhëtuar në këto momente. Shpresojmë që autoritetet të reagojnë sa më parë në lidhje me këtë rast dhe të marrë masat e nevojshme që të mos përsëritet herë tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit