“E kapi, i mori lekët, e rrahu me dy fëmijë të vegjël”/ Qytetarja flet për dhunimin e gruas nga bashkëjetuesi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.06.2021, 01:29

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në rrugën e Kavajës pranë xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, ku një grua u dhunua nga bashkëjetuesi i saj 40-vjeçar. Sipas raportimeve nga dëshmitarët në vendngjarje, gruaja kishte dalë bashkë me dy fëmijët e saj të mitur për të lypur. Siç u raportua në media, shkak i dhunës janë bërë disa motive banale. Ndërkohë është dashur ndërhyrja e kalimtarëve aty pranë për të ndaluar burrin, i cili dhunoi gruan me fëmijë. Ajo u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ndërsa autori u arrestua pak minuta pas ngjarjes. Në videon e bërë nga momenti i ngjarjes, qytetarët shihen duke i dhënë ndihmën e parë gruas së dhunuar si dhe përpiqen të qetësojnë fëmijët e saj. Më pas mbërrin ambulanca dhe e marrin për ta dërguar në spital. "E mori, e rrahu, e dhunoi, i mori lekët me dy fëmijë të vegjël, shiheni si është, në çfarë gjendje"- shprehet e indinjuar një qytetare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit