Vajza e Ramush Haradinaj do të shkollohet në njërën nga shkollat më të shtrenjta në Zvicër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.06.2021, 16:25

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se vajza e tij do të vijojë mësimet në shkollën e mesme.

“Sot nise një faqe të re në shkollimin dhe jetën tënde! Hana, fati të përcjell tërë jetën”, ka shkruar Haradinaj.

Vajza e çiftit Haradinaj, duket se do të shkollohet në njërën nga shkollat e shtrenjta të Zvicrës, “Tasis”.

Anita Haradinaj, ka publikuar një fotografi të Hanës, në rrjetin social Instagram, ku shihet se ajo ka të veshur një bluzë me llogon e kësaj shkolle.

Në ueb faqen e shkollës “Tasis” që gjendet në Lugano të Zvicrës rezulton se vlera që duhet paguar për një vit shkollim është mbi 50 mijë franga zvicerane.

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për pushimet e tij luksoze në Alpet zvicerane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit