Një masakër mjedisore po ndodh shumë pranë kryeqytetit, ku disa kamionë të tonazhit të rëndë, krejtësisht të pashqetësuar nga autoritetet, derdhin mijëra tonë inerte në ambiente të palicensuara. Gjithçka bëhet në mes të ditës, në natyrë të hapur, qetësisht dhe pa frikën e ndëshkimit nga organet ligjzbatuese. Shoferët e kamionëve vazhdojnë rutinën, edhe pse në paligjshmëri, duke kthyer në një landfill inertesh zonën pranë fshatit Fikas. Masakra mjedisore vetëm pak kilometra larg kryeqendrës së vendit bëhet me “bekimin” e Ermal Kapllanit, drejtorit të policisë Bashkiake të Tiranës.
Lidhja me ndërtuesit, ryshfet për masakrën mjedisore
Bëhet fjalë për një skeme të mirfilltë kriminale, por që pasojat e rënda po i vuajnë banorët e zonës, të cilët janë shqetësuar nga ndotja alarmante që po krijohet dita-ditës. Për të shmangur ndotjen mjedisore, ndërtuesit duhet t’i depozitojnë inertet në landfille të licensuara për trajtimin e tyre, kundrejt një pagese për çdo ton inerte. Kjo është një zgjidhje e mirë për të gjitha palët, me qëllim final ruajtjen e mjedisit dhe të shëndetit të qytetarëve.
Por drejtori i Policisë Bashkiake, i cili ka lidhje të forta me ndërtuesit e pallateve, përmes ryshfetit lejon që këto inerte të hidhen në zona të banuara. Duke marrë para nën dorë, Kapllani i orienton ndërtuesit që inertet që dalin nga gropat e ndertimit, ti hedhin në periferi të Tiranës. I paguar nga taksat e qytetarëve për zbatimin e ligjit, Ermal Kapllani, është kthyer në një shkelës të dorës së parë të ligjit, duke u bërë projektues i një krimi mjedisor. Sipas ligjit, hedhja e inerteve në ambiente të hapura dhe të palicensuara është vepër penale dhe krim mjedisor, që dënohet nga 2 deri në 7 vjet burg.
Ermal Kapllani, një nga 100 zyrtarët e korruptuar
Ermal Kapllani nuk është i panjohur për publikun shqiptar, por as për autoritetet. Ai mban një rekod të zi si zyrtari i 50-të më i korruptuar në rang vendi. Kapllani është pjesë e një “liste të zezë” në radhet e shtetit që ka qarkullur gjërësisht, pasi pas një sondazhi për të evidentuar 100 zyrtarët më të korruptuar të administratës shqiptare, rezultoi mes 50 të parëve. Në drejtim të drejtorit të policisë Bashkiake janë bërë një sërë akuzash të rënda për shpërdorim detyre dhe ryshfet. Rasti i masakrës mjedisore në fshatin Fikas, është vetëm abuzimi i radhës ku drejtori bashkiak rezulton i përshirë.
Përveç ryshfetit ai mban mbi shpatulla një shkelje të dyfishtë, pasi është projektues i një masakre mjedisore, me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe natyrën.