JOQ Albania
Home

Hidhuni një gotë kripë xhinseve para se t’i lani, ju shërben shumë
Shkruar nga: | Publikuar më: 06/12/2016 13:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

xhinset
Larja e shpeshtë e xhinseve bën që ngjyra t’u bjerë më shpesh, e sigurisht kjo gjë nuk i pëlqen asnjërit prej nesh. Megjithatë, ekzistojnë disa “hile” se si të bëni që ngjyra e xhinseve të qëndrojë më gjatë, edhe pse ju i lani ato herë pas here.

Kështu, për këtë ju vjen në ndihmë kripa. Hidhni një gotë kripë dhe një gotë ujë në një legen dhe zhysni xhinset. Lërini për 30 minuta dhe më pas lajini ato, si zakonisht.

Një tjetër mënyrë për ruajtjen e ngjyrave është t’i ngrini xhinset. Këto të fundit futini në një qese plastike dhe lërini në frigorifer, në ngrirje.

Në këtë mënyrë largoni aromat e këqija dhe nuk keni nevojë t’i lani, të paktën jo shumë shpesh.