Jo më 4 oqeane! Hartës së botës i shtohet një oqean i ri i 5-të

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.06.2021, 20:35

Miliona fëmijë në të gjithë botën janë rritur duke memorizuar fakte themelore rreth gjeografisë, ku kanë mësuar se ka shtatë kontinente dhe katër oqeane. Por, sipas National Geographic një nga shoqëritë shkencore jo-fitimprurëse dhe institucionet arsimore më të mëdha në botë ekziston një oqean i pestë. Oqeani i 5-të janë ujërat dhe rrymat dalluese që rrethojnë Antarktidën që për gjeografët duhet të mbajë emrin Oqeani Jugor. Që kur National Geographic filloi të bënte harta në 1915, ka njohur katër oqeane. Oqeanin Atlantik, Paqësor, Indian dhe Arktik, por sot në hartën e botës është shtuar edhe një oqean tjetër. Pra, oqeanet janë 5 dhe i pesti quhet Oqean Jugor.

Burimi: edition.cnn.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit