Komuniteti LGBT kërkon heqjen e fjalës ‘nënë’ dhe ‘baba’, shpërthejnë reagimet në rrjetet sociale

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10.06.2021, 14:47

Prej më shumë se disa muajsh, komuniteti LGBTI ka propozuar që fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohen me fjalët “prindi1” dhe “prindi2”. Ky propozim, doli fillimisht nga dy prindër në Britaninë e Madhe të cilët refuzuan të quheshin nënë dhe baba, por pëlqenin të quheshin prindi 1 dhe prindi 2. Ky debat është hapur së fundmi edhe në Shqipëri. Kanë qenë anëtarë të komnitetit LGBTI të cilët i dhanë zë këtij propozimi, por që u përballën me shumë reagime.

Si fillim ishte Xheni Karaj, ajo që debatoi në një studio televizive me një psikologe, pikërisht për perdorimin e këtyre emrave. Pas këtij debati, në rrjetet sociale kanë 'shpërthyer' reagime. Shumë prej figurave të njohur, duke filluar nga aktorë, e deri tek këngëtarë kanë reaguar kundër këtij propozimi. Ata shprehen se fjalët “nënë” dhe “baba” janë thelbësore për një familje dhe se zhdukja e këtyre emrave do të ishte fatale për gjithë shoqërinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit