Ramiz Lladrovci prap godet Lushtakun, ja si e quan tani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.06.2021, 20:44

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të PDK-së, Sami Lushtaku i cili tha se Lladrovci është “i vogël për të”.

Pas kësaj Lladrovci tha se në komunën e Drenasit sa të jetë ai kryetar do të sundojë ligji e s’do të ketë as të vogël e as të madh, por do të jenë të barabartë para ligjit.

Tutej ai tha se fotografia e publikuar më parë që fliste për “strucët”, ishte dedikim pë rata që e mbajnë kokën në zall.

“Me qetësi e dashuri…në komunën e Drenasit, sa jam unë kryetar sundon ligji.

S’ka i vogël i madh, krejt janë të barabartë para ligjit!P.S. Struci ishte dedikim për ata që mbajnë kryet në zall!”, tha Lladrovci.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit