Mbrëmja e djeshme ishte padyshim ndër më tragjiket në vendin tonë, për shkak se ndodhën dy vrasje dhe një i ri vetëm 20 vjeç humbi jetën teksa punonte në lavazhin e të vëllait, tek "Unaza e Re" në Tiranë, pasi e zuri korrenti. Ndërkohë burime për JOQ Albania bëjnë me dije se 20-vjeçari është nga qyteti i Dibrës dhe quhet Aurel Muka. Mësohet se prej dy vitesh ai ishte vendosur në Tiranë.
Njoftimi i policisë:


