Gjykata e Lushnjes ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg paafat" për Sofokli Shanin, i cili vrau pronarin e lokalit 62 vjeçarin Rrako Qorrin dhe plagosi djalin e tij 31 vjeçar Klajdi Qorrin. Gjatë seancës së sotme Shani ka deklaruar se ka qenë i dehur në momentin që ka vrarë Rrako Qorrin pas një konflikti që nisi për motive banale.
Ndërsa ajo që ra më tepër në sy gjatë seancës së sotme është se Sofokli Shani u shfaq në hyrje të gjykatës me kokën e mbuluar që të mos i shihnin fytyrën. Kujtojmë se Shani nuk është emër i panjohur për policinë pasi ka qenë 15 vite i dënuar para viteve 90 pasi kishte vrarë shokun e tij me thikë.