Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka përuruar kullën më të lartë në Stamboll dhe Europë, e cila ka një lartësi 587 metër. Kulla Camlica ofron një nga pamjet më të bukura të Bosforit dhe Stambollit dhe do t’i shërbejë organizatave të medias dhe operatorëve të komunikimit. “Me një lartësi prej 587 metra mbi nivelin e detit dhe një pamje të Bosforit, kjo kullë është ndërtesa më e lartë në Stamboll” – tha Erdogan, duke e vënë theksin te kontributi që kulla do të japë për sa i përket turizmit. Ndërtimi i kullës Camlica ka nisur që në vitin 2017 dhe përfshin një sipërfaqe prej rreth 30.150 metra katrorë. Kulla ka 49 kate, 4 prej të cilëve nëntokë dhe 45 kate sipër.

Erdogan tha gjithashtu se kulla do t'i shërbejë televizionit, radios, institucioneve të medias si dhe operatorëve të komunikimit, duke shtuar se qeveria ka në plan ta përhapë këtë model në të gjithë Turqinë.

Burimi: ahvalnews |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania