Detaje nga vrasja në Shkodër/ 25-vjeçari po kthehej nga e motra, fqinji i zuri rrugën

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29.05.2021, 07:27

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 25-vjeçarit në Shkodër. Mësohet se i riu po kthehej nga e motra në momentin që fqinji i tij e ka vrarë. Deri më tani nuk dihet shkaku i vrasjes, por dyshohet për një sherr banal. Kujtojmë se vrasja e 25-vjeçarit, Emiljano Ndou, është ekzekutimi i dytë në Shkodër brenda pak ditësh. Ndërkohë policia njoftoi se kishte arrestuar autorin, Mark Kodrajn, pak momente pas ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vrau me armë zjarri për motive të dobta 25 vjeçarin, Policia vë në pranga autorin.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobta shtetasi M.K, 47 vjec, banues ne fshatin Bleran Bardhaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.N, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur identifikimi dhe kapja brenda pak minutash e autorit të dyshuar të vrasjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon pēr sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit