Ekskluzive/ Denoncimi i fortë: Si po mashtrohen blerësit tek pallatet e ARLIS NDËRTIM

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.05.2021, 21:46

Një denoncim tepër i fortë ka mbërritur ekskluzivisht në redaksinë e JOQ Albania. Bëhet fjalë për një akuzë direkte për mashtrim ndaj blerësve, ndaj disa pallateve që po ndërtohen pranë ish-Parkut të Autobusëve si dhe pranë ish-Farmacisë 10 në Tiranë. Pallatet i përkasin shoqërisë ARLIS NDËRTIM në pronësi të ARMAAR GROUP, pas të cilit qëndron biznesmeni Armand Lilo i cili zotëron 100% të aksioneve.

Por ku qëndron mashtrimi? Rezulton se sipas denoncimit, pallatet janë reklamuar sikur janë ndërtuar me fasadë të ventiluar, të veshur me lesh guri që përdoret për termoizolim dhe që është anti-zjarr, me copë kundër lagështirës gjithashtu anti-zjarr si dhe panel kompozit gjithashtu anti-zjarr. Në fakt sipas denoncuesit, një fasadë e tillë është realizuar vetëm tek gjysma e pallatit pranë ish-Parkut të Autobusave të quajtuar “SQUARE 21”. Ndërsa në gjysmën tjetër është përdorur shkumbë në vend të gjithë materialeve të përmendura më sipër.

Po përse ka ndodhur kjo? Sepse shkumba ka kosto shumë më të ulët sesa materialet e mësipërme. Mirëpo duke qenë me kosto të ulët ka edhe një problem tepër të madh, ajo nuk është anti-zjarr. Pra qytetarëve u shitet sikur është e tillë, kur në fakt nuk është. Por le të dalim tek faktet. Vini re më poshtë fotot. Te grupi i parë i fotove dallohet qartë se para se të vendosen panele, është veshur me lesh guri dhe me copën e zezë që është anti-zjarr.

Ndërsa në grupin e dytë të fotove do të shikoni se është përdorur materiali shkumbë që dallohet lehtësisht për shkak të ngjyrës së verdhë. Shikohet qartë se në pallatin “SQAUARE 21” te ish-Parku i Autobusëve është përdorur me të dyja standardet. Pra i njëjti pallat, por dy standarde. Njëra pjesë me materiale të cilat janë anti-zjarr ndërsa pjesa tjetër e pallatit është realizuar me shkumbë (shikoni ngjyrën e verdhë), një material i cili siç thamë nuk është anti-zjarr.

Gjithashtu sipas denoncuesit, shkumba është përdorur edhe tek pallatet që po ndërtohen pranë ish-Farmacisë 10. Këtë fakt e vërtetoi fare qartë edhe një zjarr i madh që ra në pallatet në ndërtim të kësaj kompanie tëk ish-Farmacia 10 në Tiranë. Madje për këtë rast edhe vetë Policia Bashkiake Tiranë pati një reagim.

Sipas denoncuesit, banorët i kanë blerë këto apartamente me një çmim 1300 Euro për metër katror duke patur në fokus fasadën cilësore anti-zjarr, kurse në fakt në gjysmën e pallatit tek ish-Parku i Autobusëve dhe gjithashtu edhe tek pallatet tek ish-Farmacia 10, nuk janë përdorur materialet e reklamuara por shkumba. Sipas denoncuesit qytetarët duhet t’a hedhin në gjyq kompaninë pasi u ka shitur apartamente në vlera mbi 100 mijë euro në një kohë që nuk ofrojnë asnjë siguri anti-zjarr. Ndërkaq ka zëra se pas pronarit të ARLIS NDËRTIM fshihen Fatmir Xhafaj dhe vetë Erion Veliaj.

Më poshtë do të gjeni denoncimin e plotë të qytetarit:

Pershendetje JOQ pashe kte reagimin e policisë bashkiake per pallatin ne ndertim te farmacia 10 qe mori flakë! Nje pyetje kam po inxhinierët e bashkise do t'a kolidojne kte pallat qe e ka fasadën jashtme te veshur me shkumbe ne vend te leshit te gurit qe perdoret per termoizolim? Do e marri hipotekën ky pallat?! Po te ish parku autobuzave qe kan bere po te njejten gje, kanë zevendesur leshin e gurit qe eshte termoizolues dhe anti zjarr me shkumben qe mer flake! E kam fjalen per pallatet ku po shembin dhe policine bashkiake dhe trualli qe eshte prone shteti po e bejn pallate! KUSH INXHINIER DO MBAJ PËRGJEGJËSI PER KTE FASADË?!!! KUSH DO I KOALIDOJE NE FUND KTO OBJEKTE? Ne gjysmen e kantjerit te ish parku autobuzave gjysma e fasades eshte me material lesh guri termoizolues anti zjarr dhe cope kundër lagështirës anti zjarr dhe panel kompozit anti zjarr. Ndërsa gjysmen tjeter te objekti me kosto me te ulet po duke përdorur shkumbe ne vend te materialeve qe ju përmenda me lart qe kan nje kosto te konsiderueshme. Te gjitha kto foto duket qe para se te vendosen panele eshte e veshure lesh guri dhe kte copen e zeze qe eshte anti zjarr. Shikoje ketu me shkumbe, eshte i njëjti pallat. Kjo eshte e gjitha me materialet perkatse dhe disa pjesë te tjera pastaj pjesa tjetër ja ka fut me shkumbe. Gojat e liga thone qe ka aksione Lali Eri te kto komplekse!!! Tani fasada ventiluar 3 cilesi ka eshte e bukur ne pamje sigurisht eshte super termo izoluse eshte dhe anti zjarr si do kolidohen kto objekte kur marin zjarr?!! Se njerëzve ja kan shitur me 1300 € m2 kto me ne fokus fasaden ti hedhin ne gjygj se kan len nga 100 e ca mi euro apartamente qe skan pik sigurie. Faleminderit!

Lidhur me këtë denoncim të qytetarëve, reagoi edhe vetë kompania ARLIS NDËRTIM sh.p.k. si vijon:

Qendrim zyrtar i kompanise “Arlis Ndertim” ne lidhje me pergenjeshtrimin e artikullit te publikuar me date 22.05.2021, ora 21:46, nga platforma e medias online “JOQ”, shkruar nga M. Gjini (https://joq-albania.com/artikull/870423.html). Per sa i perket ketij artikulli, ju bejme me dije si me poshte: Te gjitha materialet e perdorura ne objektet qe shoqeria “Arlis Ndertim” shpk ka ndertuar apo jane ne proces ndertimi, jane te certifikuar dhe klasifikuar sipas te gjitha Normativave Europiane ne zbatim. Shkuma e perdorur, eshte material i teknologjie me te re, me nje performance rreth 2-3 here me te larte, me mbrojtje akustike, termike dhe hidroizoluese, si dhe eshte e klasifikuar kundra zjarrit. Per sa i perket kostos se ketij materiali, ju sigurojme qe kushton rreth 40% me shtrenjte, pasi per shoqerine, primare eshte cilesia, siguria dhe standarti me i larte nderkombetar i te ndertuarit, duke plotesuar keshtu pritshmerite e klienteve tane. Synimi i shoqerise tone, eshte te krijoje standartet me te larta, qofte ne lidhje me objektet e saj, por gjithashtu edhe me gjere, pasi jemi dhe ofrojme shembull edhe per kompanite e tjera te ndertimit. Per fat te keq, ngjarja e ndodhur pak dite me pare, ne objektin, i cili po ndertohet prane Rruges se Dibres, ka qene si pasoje e nje gabimi njerezor, per te cilen jane marre te gjitha masat e nevojshme per parandalimin ne kohe, duke mos shkaktuar deme edhe me te renda. Ndjejme keqardhje qe te tilla ngjarje perdoren duke keqinformuar pubikun, nga pale te treta, te cilet jane te interesuar ne prishjen e imazhit, per te cilen shoqeria “Arlis Ndertim” shpk ka punuar dhe e ka fituar, me merite, gjate gjithe viteve te eksperiences se saj. Sa me siper, sigurojme te gjithe klientet tane, qofte edhe publikun ne teresi, se shoqeria “Arlis Ndertim” shpk, per te gjitha materialet e perdorura ne objektet qe ka ndertuar apo po nderton, jane te cilesise me te larte dhe per kete mban garanci. Ne asnje moment, nuk mund te tradhetojme besimin qe klientet tane na kane dhene nder vite, perkundrazi, me ane te punes, perkushtimit dhe deshires per krijimin e standarteve te reja te ndertimit ne vendin tone, do u tregojme rast pas rasti se shoqeria “Arlis Ndertim, eshte dhe do mbetet lider ne ndertim, ne tregun shqiptar e me gjere. Duke ju falenderuar te gjitheve per besimin tuaj, Perzemersisht, Shoqeria “Arlis Ndertim” shpk.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit