Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Burrel pranë Postës, ku ka humbur jetën një 55-vjeçar i identifikuar si Aqif Ruka. Mësohet se Ruka ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një makinë e cila ka qenë duke lëvizur me shpejtësi. Drejtuesi i mjetit ka dalë fillimisht nga makina, ka parë të plagosurin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Sakaq dëshmitarët okularë kanë treguar se në vendngjarje nuk ka mbërritur as policia dhe as ambulanca për rreth 15 minuta, edhe pse spitali nga zona ku ka ndodhur aksidenti është vetëm 5 minuta larg.
Sipas mediave lokale, Aqif Rukja njihej si "Rukja i Burrelit" dhe ishte njeri i mirë dhe i drejtë me shpirt të bardhë e me një jetë të zezë. Më tej thuhet se "Rukja' gëzonte respektin e të gjithëve pasi nuk i bëri kurrë njeriu keq, nuk ofendoi kurrë askënd, nuk u bë kurrë njeri i bezdisur, nuk plaçkiti asgjë, por jetoi me nder.
