Në një intervistë për tabloidin britanik The Sun, këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha promovoi albumin e saj të dytë , “Better Mistakes”, i cili u publikua me 7 maj.
Këngëtarja ishte me shpresë se do të ndodhte një bashkëpunim me Dua Lipën Rita Orën dhe Ava Max, mirëpo nuk u realizua. Sipas medias, Rexha nënkuptoi arsyen e mos realizimit të projektit muzikor për shkak të grindjes së pretenduar të Ritës dhe Duas.
“Unë kam provuar vërtetë. Unë nuk e di se çfarë po ndodh vërtetë atje ose çfarë drame është. Unë jam përpjekur të jem gjithmonë paqeruajtëse dhe t’i sjell vajzat së bashku. Me të vërtetë do të doja të bëja diçka së bashku por nuk jam e sigurt që kjo do të ndodhë ndonjëherë. Dhe nuk do të them më shumë për këtë “.
Ajo vazhdoi, “Është e çuditshme sepse unë e di se si është të jesh vajzë dhe nganjëherë ne mund të bëhemi vërtet konkurruese. Unë nuk jam duke folur për mua, Dua, Rita dhe Ava, unë jam vetëm duke folur për femrat në përgjithësi”, tha Bebe.
The Sun fillimisht postoi intervistën me titullin: “Grindja e Rita Orës dhe Dua Lipës nuk do të mbarojë kurrsesi edhe pse u përpoqa të ndihmoj, zbulon Bebe Rexha” dhe ajo nuk ishte e kënaqur me mënyrën se si botimi i dha fjalët dhe përmes Twitter shprehu pakënaqësinë e saj.
Në harkun prej 10 orësh, cicërima e këngëtares tërhoqi vëmendjen e shumë personave dhe grumbulloi më shumë se 5,600 pëlqime dhe shumë përgjigje nga fansat që ishin në krah të saj.
Pas statusit, The Sun ka ndryshuar titullin në “Bebe Rexha pranon se ka qarë gjithë natën pasi humbi në Grammy të vitit 2019 për hitin Meant To Be”.