Don Xhoni u bë i famshëm falë paraqitjes së tij në emisionin “Gjoni Black”, ku tregoi aftësitë e tij si reper. Pasi ka publikuar videon në rrjetet sociale, interpretimi i tij filloi të shpërndahet me të madhe dhe rap-artisti ka shumë ndjekës në rrjetin social Instagram.
Por ndjekësit nuk janë vetëm nga Kosova, si duket janë nga e gjith bota.
Modelja ruse, Ariana Lirey tani simpatinë që e ka ndaj reperit nga Kosova, Don Xhoni e ka shprehur edhe me anë të një tatoazhi në trupin e saj. Lirey e cila vazhdimisht ka postuar video e fotografi të reperit nga Kosova së fundi ka treguar edhe tatoazhin që e ka bërë për të.