Vrasja e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve vijon të mbetet e pazbardhur plotësisht. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur një procedim penal për dy zëvendësdrejtorët e Policisë në Elbasan, Albert Nushi dhe Niko Palla dhe patrullën e Policisë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. SHÇBA dhe Prokuroria e Elbasanit vijojnë me kryerjen e hetimeve pasi sipas disa të dhënave vrasja mund të ishte shmangur nëse do të kishte pasur reagim më të shpejtë nga ana e zyrtarëve. Albert Nushi dhe Niko Palla ndodheshin në vendngjarje në momentin kur Pjerin Xhuvani u vra nga ish-efektivi i RENEA-s Arbër Paplekaj. Sakaq ka informacione se janë mbi 10 punonjës policie dhe dy zv/drejtorët që janë në hetim nga SHÇBA.