PS renditet e para! Shuma marramendëse që shpenzuan partitë për reklama në “Facebook”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.04.2021, 17:19

Partitë politike, për arritjen e qëllimeve të tyre përdorin mjete të ndryshme për të relativizuar publikun në mënyrë që t’i votojë. Një ndër metodat për ta bërë këtë gjë, janë reklamat. Të dhënat e bëra publike nga “Facebook”, tregojnë se shpenzimet më të larta gjatë kësaj fushate në rrejtin social “Facebook” janë bërë nga Partia Socialiste, e cila ka harxhuar 88,781 USD në reklama.

E dyta në radhë për sa i përket shpenzimeve vjen Partia Demokratike, e cila ka shpenzuar 36,424 USD në reklama politike gjatë fushatës zgjedhore. Sipas gazetës “Shqip”, të gjithtë partitë e tjera, përfshirë Bindja Demokratike, LSI, Partia Republikane, Balli Kombëtar, PDIU dhe Nisma Thurje kanë shpenzuar në total sëbashku 18,303 USD. Ndërkohë, kandidati që ka shpenzuar më shumë në reklama në Facebook ka qenë Agron Shehaj i Partisë Demokratike me 18,746 USD, i ndjekur nga Vojo Bregu i LSI-së me 5442 USD, Arben Pëllumbi i PS-së dhe kryetari i PSD-së, Tom Doshi.

Përveç kandidatëve dhe partive politike, shpenzime të larta në Facebook janë bërë edhe nga një numër faqesh të cilat kanë publikuar reklama denigruese kundër opozitës, përfshirë “Untold Stories of Albania”, “Punë Punë”, “Të jesh grua”, “Pakëz Dritë” dhe “Ligj dhe Rend”. Në total këto pesë faqe kanë shpenzuar 29,722 USD gjatë fushatës zgejdhore. Të paktën dy prej tyre ‘Ligj dhe Rend’ dhe ‘Pakëz Dritë’, listojnë të njëjtin numër kontakti në “Facebook”, pas të cilit nuk përgjigjet askush, pasi telefoni është i fikur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit