Zaev flet për ndryshimin e kufijve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.04.2021, 10:40

Çdo përpjekje për ndryshim të kufijve do të sjellë deri te destabilizimi i Ballkanit, ekziston mundësi për heqje të kufijve dhe atë përmes anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe inkuadrimit në zonën e Shengenit, porositi dje kreu shtetëror i Maqedonisë në lidhje me non-pejperin, të cilin kryeministri slloven Janez Jansha në shkurt e dërgoi në Bruksel dhe disa destinacione tjera në BE, të quajtur si “Ballkani Perëndimor – rruga përpara”. Non-pejperi i cili shkaktoi polemika, për shkak të asaj që në të propozohet ndryshimi i kufijve të Bosnja e Hercegovinës, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi, por edhe Maqedonisë së Veriut, gjoja Jansha direkt ia ka dorëzuar kryetarit të Këshillit Evropian Sharl Mishel. Jansha nga dalja e non-pejperit në opinion nuk ka dhënë komente, që pastaj të përgënjeshtrojë se ekziston dokument i tillë. Për non-pejperin, të cilin e publikoi portali slloven “Necenzuriran”, ndërsa pastaj e transmetuan mediat tjera dhe tek ne, nxiti reagime nga shefi i shtetit Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski.

“Çdo ndryshim i kufijve të Ballkanit nuk do të kontribuojë për stabilizim të rajonit dhe çdo ide e tillë nuk do të gjejë mbështetje nga Bashkimi Evropian”, porositi dje Pendarovski në intervistë për “Triling” në TV24, duke theksuar se pavarësisht asaj nëse ekziston një dokument i tillë ose jo, qëndrimi i tij dihet prej kohësh.

Shefi i shtetit theksoi se asnjëherë nuk ka biseduar me presidentin e Sllovenisë Borut Pahor për ndryshimin e kufijve të Ballkanit. Kryeministri Zoran Zaev dje theksoi se Qeveria deri tani nuk ka marrë non-pejper të tillë dhe nuk ka pasur mundësi ta shikojë. Republika e Maqedonisë së veirut, tha Zaev është vend sovran, ndërsa integriteti i saj është i garantuar edhe me Kushtetutë, por edhe me Marrëveshjen për anëtarësim në NATO. Ndryshimi i kufijve të Ballkanit, i përpiktë është Zaev, është i mundur vetëm në formë të heqjes së tyre në momentin kur vendet ballkanike do të bëhen vende anëtare të BE-së.

“Republika e Maqedonisë së Veirut është anëtare e NATO-s, dhe stabiliteti, siguria dhe integriteti e sovraniteti i saj është i garantuar edhe me nenin pesë të Marrëveshje për anëtarësim me të drejtë të plotë në Aleancë, përveç asaj që ne e garantojmë edhe me Kushtetutën tonë. Njëkohësisht si Qeveri besojmë në mundësinë për ndryshim të kufijve vetëm gjatë anëtarësimit në BE, si vendet bëhen anëtare të saj dhe i plotësojnë kushtet e mekanizmit të Shengenit. Kjo do të thotë kufijtë hapen që të mund të gjithë të bëhemi anëtare të familjes evropiane, siç nuk ka kufij midis Austrisë dhe Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë, Polonisë dhe Çekisë”, tha kryeministri.

Presidenti i BeH-së dje njoftoi se anëtari i Kryesisë Shefik Xhaferoviq në telefon ka biseduar me Janshën, i cili e ka informuar se nuk ekziston non-pejper që mund të jetë i lidhur me Qeverinë sllovene, dhe të përfshijë ndryshim të kufijve ose shkelje të integritetit territorial të Bosnja e Hercegovinës. Jansha, i cili, siç kumtoi Kryesia e BeH-së, e ka inicuar bisedën telefonike, ka theksuar se Sllovenia e mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnja e Hercegovinës, si dhe rrugën e saj euroatlantike, duke e respektuar tërësisht Marrëveshjen paqësore të Dejtonit. Koment zyrtar nga BE-ja për non-pejperin ende nuk ka. Edhe krahas insistimeve disaditëshe nga gazetarët e rajonit dhe nga BE-ja te pres shërbimi i kryetarit të Këshillit Evropian për gjoja non-pejperin, në të cilin planifikohet ndarje e BeH-së dhe krijim i Serbisë së madhe dhe Shqipërisë së Madhe”, nuk ka kurrfarë reagimi nga Sharl Mishell. Mediat sllovene pretendojnë se dokumenti mund t’i jetë dorëzuar Mishelit gjatë takimit të fundit të grupi të Vishegradit nga ana e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, për të cilin, gjithashtu spekulohet se është i përzier në këtë plan. Reagime, sërish, arritën edhe nga Gjermania dhe SHBA-ja. Sekretari shtetëror gjerman për Evropë, Mihael Rot dje në Tuiter shënoi se ndryshimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor është rrugë e rrezikshme. SHBA-ja, megjithatë pardje kumtoi se e mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnja e Hercegovinës, respektimi i së cilës është rregulluar me Marrëveshjen paqësore të Dejtonit.

Zëdhënësi i Departamentit të shtetit deklaroi se SHBA-ja thellë e vlerëson partneritetin afatgjatë me Bosnja e Hercegovinën dhe mbesin të përkushtuar në qëllimin e përbashkët për BeH demokratike, prosperitare dhe inkluzive në rrugën drejt integrimit të tërësishëm euroatlantik. Non-pejperi gjoja i dorëzuar deri në Bruksel nga Jansha, parashikon bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë, aneksim të pjesës së Srpska Republikës drejt Serbisë dhe të kantoneve kroate në BeH drejt Kroacisë, si mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura të Ballkanit Peërndimor dhe përshpejtim të rrugës drejt BE-së dhe NATO-s.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit