Sa ishte kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti, voziste një makinë jo shumë të shtrenjtë. Në media ka qarkulluar lajmi se Hoti vozit një veturë të markës, OPEL VECTRA. Por si duket ish-kryeministri “ka kursyer para” gjatë kohë në ekzekutiv për të rritur komoditetin në vozitje. Ai tani vozitë një makinë luksoze të tipit BMW X3.
Indoks ka siguruar fotografi të veturës se re të Hotit, e cila gjendet pranë banesës së tij në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Madje burimet kanë konfirmuar se e kanë parë Hotin duke vozitur të njëjtën veturë. Gazetarët kanë provuar të kontaktojnë me Avdullah Hotin lidhur me këtë çështje, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.