Media sllovene “Necenzurirano.si” ka publikuar sëfundmi një “dokument diplomatik jozyrtar” që flet për ndryshim të kufijve në Ballkan. Ky dokument është dërguar në Bruksel nga kryeministri slloven Janez Jansha dhe flet për kufij të rinj në Ballkan. Ajo që na intereson më shumë ne shqiptarëve është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Sipas dokumentit të publikuar, gati 95% të shqiptarëve të Kosovës duan bashkimin me Shqipërinë.
Më konkretisht shkruhet:
Megjithatë, në Bruksel askush nuk e ka konfirmuar se presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel, e ka marrë këtë “dokument” nga kryeministri slloven. Sipas medias sllovene, Charles Michel e ka marrë këtë “dokument” përmes postës zyrtare diplomatike, prandaj ekzistenca e tij “mund të mohohet publikisht në çdo kohë”.