I njohuri me emrin ‘Princ Valentino Corleone’, gjatë ditës së djeshme është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë në Gjilan, Arben Kadriu. Kadriuc ka thënë se Vali Corleone është ndaluar për shkak se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar armë, municione, si dhe drogë të llojit kokainë.
Pas arrestimit të të njëjtit me vendim të prokurorit të shtetit, Vali Corleone është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj të njëjtit do të bëhet edhe kërkesa për masën e sigurisë.
Vali Corleone është arrestuar edhe më herët, pasi që ka ngacmuar prindërit e tij, me të cilët jetonte në një shtëpi. Për këtë arsye, prindërit e Corleones e patën raportuar atë në polici, ku më pas ishte dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Gjilanit.