Ndërkohë që në Kosovë nga sot kanë nisur masat e reja të izolimit, që ndalojnë qarkullimin përveç nevojave esenciale, aktorja kosovare Arta Elezaj duket se ka gjetur zgjidhjen për të mos u mërzitur duke qëndruar në shtëpi.
Ajo ka udhëtuar drejt Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe, si një nga destinacionet më të preferuara të pushimeve për të.
Elezaj publikoi mbrëmjen e së martës një fotografi nga aeroplani, ku shihej momenti i aterimit në Dubai.
“Më në fund, Dubai”, ka shkruar bukuroshja në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Arta përndryshe që nga koha e mbylljes së hit serialit “O Sa Mirë”, ka zhvilluar profesionin e saj edhe si blogere në rrjetet sociale.
Ajo është shumë e komentuar për jetën që bën, ku nuk mungon luksi dhe shpesh herë është përfolur në media për jetën e saj luksoze, udhëtimet nëpër vende të ndryshme.